15-03-2026

Uncategorized

Largimi i arsimtares për shkak të shamisë, Prokuroria nis hetimet ndaj drejtorit të shkollës në Suharekë

Përjashtimi nga puna i arsimtares së matematikës në shkollën “Flamuri i Arbërit”, Remzie Lezit, për shkak të bartjes së shamisë ka nxitur reagime të shumta javët e fundit. Vendimi i shkollës është konsideruar i kundërligjshëm, prandaj është kërkuar që Lezi të kthehet në shkollë. Kështu ka bërë ajo vet gjatë ditës së sotme, kur edhe […]

Ballkani shënon ndaj Cluj, shkon drejt fitores

Ballkani ka gjetur golin e epërsisë ndaj Clujit në ndeshjen e vlefshme pvr Conference League. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katër kur Armend Thaçi ka shënuar golin e epërsisë.

Zhduket një 26-vjeçar në Dragash, operacion i madh i Kosovës dhe Shqipërisë për kërkim-shpëtim

Me 4 shtator të këtij viti  në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur. Personi Admir Adili (rreth 26 vjeq) nga fshati Borje i Shqipërisë ditën kritike ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, Komuna e Dragashit për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer […]

Beni Kizolli tregon arsyet përse është eliminuar nga gara për kreun e Vetëvendosjes në Prizren

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren, Beni Kizolli ka njoftuar se është eliminuar nga gara për të kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ndërsa ka njoftuar se për këtë e ka njoftuar një zyrtar nga KZP-ja, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Përmes një postimi në “facebook”, ai ndër të tjera ka vlersesuar se ky vendim është arbitrar […]

Ja sa propozon të zgjasë gjykimi për ish-krerët e UÇK-së, avokati i Kadri Veselit

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamnetarit Kadri Veseli teksa ka folur për kohën që prokuroria po e kërkon për gjykim ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka thënë se ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet. Emmerson ka shtuar tutje se nëse do të veprohet ndryshe atëherë gjykimi do të marrë shumë kohë. […]

5 vite burgim ndaj të akuzuarit për krime lufte në ’98-ën në Bellopojë të Pejës

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me pesë vite burgim të akuzuarin Svetomir Baceviç, i ngarkuar për krime lufte në vitin 1998 në Bellopojë të Pejës. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Baceviç, u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas aktgjykimit, i akuzuari shpallet fajtor për […]

Ballkani debuton sot në grupe të Ligës së Konferencës, kaq para do t’i fitojë nëse e mposhtin Cluj

Ballkani do të debutojë sot në grupe të Ligës së Konferencës. Suharekasit të cilët shkruajtën histori duke u bërë klubi i parë kosovar që futen në fazën grupore të një kompeticioni evropian, do të synojnë që këtë histori ta rrisin akoma më shumë, për të arritur një fitore në fazën e grupeve të Ligës së […]

Rrahman Jasharajt sot i vijnë në mbështetje sindikalistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), do të mbajë një konferencë për media, të enjten nga ora 11:00. Tema do të ketë ecuria e grevës në arsim, që ka nisur më 25 gusht. Por kësaj radhe prezent do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus […]

Moti sot

Sot pritet rritje e lehtë e temperaturave maksimale. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.  

Haxhiu flet për punësimin e burrit të saj si këshilltar në ministri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë në Context të ATV-së e pranoi se burri i saj është i angazhuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Megjithatë, sipas saj, për punën si këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi ai nuk merr asnjë cent. “Nuk paguhet dhe nuk është duke u pagu nga asnjë organizatë […]