06-12-2025

Uncategorized

Haskuka: Do të bëjmë krijimin e Zyrës për Koordinim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpalosur një pjesë të planprogramit të tij për këtë qytet. Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se do të krijojnë një zyrë për koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. “Parku i Inovacioneve dhe Trajnimeve pas shumë problemeve është shpallur zonë ekonomike, tani […]

Totaj i bindur: Në Prizren do ketë përmbysje të rezultatit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, po shprehet i bindur se në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të dalë fitues në këtë komunë. Totaj u shpreh në Rubikon se do të ketë përmbysje të rezultatit zgjedhor duke mposhtur sipas tij Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes, përcjell Klankosova.tv. ”Realiteti në terren që ne marrim […]

‘Koalicionet e balotazhit’, nga 21 komuna në balotazh, këto janë marrëveshjet në rajonin e Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor, njoftoi se në 21 komuna të Kosovës do të ketë edhe raund të dytë të zgjedhjeve. Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në ditën kur do të mbahet raundi i dytë […]

Në Prizren shqiptohen mbi 470 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia në Prizren përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në vazhdim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e policisë nga komunikacioni rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion. Njësitet policore janë në vazhdimësi duke realizuar planin […]

Rrëzohen shtyllat elektrike në Kuk të Dragashit, bagëtitë kullosin nëpër kabllo të rrymës

Disa shtylla elektrike të tensionit të lartë janë rrëzuar në afërsi të fshatit Kuk të komunës së Dragashit. Si pasojë e erërave të forta, shtyllat kanë rënë deri në tokë dhe përçuesit elektrik po qëndrojnë nëpër kullosat e bagëtive. Në fotografi të siguruara nga Indeksonline shihen bagëtitë ku kullosin nëpër telat e rrymës. Kjo zonë […]

Kaq pritet të kushtojë Vaji, si erdhi deri te rritja e çmimeve në vend?

Vaji, një produkt bazik në shportën e konsumatorit, deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të rritet në 2 euro e më shumë, thotë pronari i një fabrike të vajit në vend. Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë Konushevci, aktualisht kushton 1.50 euro. Rritja e çmimeve është e pashmangshme, […]

Vizitat e shpeshta të Kurtit, Haskuka thotë së s’është ide e keqe me bujt në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytahet Haskuka, i cili është në balotazh për raundin e dytë të zgjedhjeve, ka qenë i ftuar në emisionin “dPt te Fidani” mbrëmjen e së mërkurës, raporton Express I pyetur për akuzat e opozitës se kreu i VV’së, Albin Kurti, po shkon shpesh në Prizren dhe se këtë po e përdor […]

Tërmet në Shqipëri

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.5 Rihter ka rënë pranë Golemit në orën 02:03 të mëngjesit. Lëkundja është ndjerë dhe në rrethina, ndonëse nuk ka qenë shumë e fortë dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme, shkruan A2.

Foto: Pamje vjeshte në Parkun e Prizrenit

Kjo është gjendja me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëshit

03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën […]