18-05-2024

Uncategorized

Rama: Kosova e ka pranuar propozimin e 21 tetorit, është koha që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se është shumë i kënaqur që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel. Sipas Ramës, është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Kjo sepse sipas tij, çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet […]

Të shtëna me armë zjarri në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, vriten 3 emigrantë

Tre emigrantë kanë mbetur të vrarë në një shkëmbim zjarri të ndodhur herët mëngjesin e sotëm në ndërtesat e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në afërsi të vendbanimit Horgosh, në Serbi. Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare me Hungarinë, raporton Euronews Serbia, transmeton FrontOnline. Një emigrant mbeti i plagosur. Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit […]

BE-ja i vazhdon sot diskutimet për Kosovën dhe Serbin

Këshilli Evropian do të diskutojë sot për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian (BE), pas një dite të ngjeshur me takime të shumta por të pafrytshme mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve me liderët e BE-së të enjten në Bruksel. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha […]

Parashikimi i motit për sot ( e premte )

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Ka […]

Licencohet KF Liria

Klubi nga OJQ zyrtarisht ka kaluar në SH.P.K. Njoftimi nga klubi: Pas një sërë orvatjesh lidhur me definimin e statusit juridik të Klubit të Futbollit Liria, sot Komisioni Vlerësues për Licencim të klubeve i MKRS-së, ka dhënë verdiktin pozitiv. Klubi i Futbollit Liria SH.P.K. tash e tutje, s’ka asnjë pengesë ligjore, lidhur me sposorizimet që […]

Lajmërimi i Ramës se Kurti pranoi Asociacionin e BE-së, Bajrami: Qeveri ku është transparenca?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami, ka reaguar pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel. Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin. Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke […]

Borrell: Puna po vazhdon, ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE’së për t’u ulur me Kurtin e Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se u vonua që të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian për shkak të takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Borrell tha se puna po vazhdon, ndërsa paralajmëroi takime të tjera, raporton Express. “Erdha vonë sepse erdha prej […]

Ballkani sonte kërkon fitoren e dytë në Ligën e Konferencës, Daja thotë se ka besim 1000% te lojtarët

Ballkani, sonte do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Para ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh se ka besim 1000% te lojtarët e tij. “Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Si trajner një përjetim i madh […]

Ngritja e koeficientit të pagave – sot debat parlamentar në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se sot, do të mbaj një seancë të jashtëzakonshme. Në njoftimin e dërguar për media thuhet se seanca do të fillojë nga ora 12:00. “Debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Parashikimi i motit për sot ( e enjte )

Për të enjten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë reshje të izoluara shiu, sidomos në ato malore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 19 – 22 °C./MK