18-05-2024

Uncategorized

Masat e reja: Ndalohen të pamet, në varrime lejohet vetëm familja e ngushtë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë masash të reja për luftimin e koronavirusit. Me vendimin e ri ndalohet pjesëmarrja nëpër ceremoni mortore, përveç anëtarëve të ngushtë të familjes. Po ashtu është ndaluar plotësisht që të mbahen të pamet/vizitat për kryeshëndosh. Në varrime anëtarët e familjes duhet të mbajnë distancë së paku 1.5 metra.

Ky është orari i ri i Gastronomisë pas masave të reja

Gastronomia në vend do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura që nga nesër. Kjo pasi sot janë miratuar këto masa të reja kundër COVID-19 në mbledhjen e Qeverisë. “Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së […]

Mbi 1 milion bashkatdhetarë erdhën këtë verë në Kosovë, shpenzuan rreth 500 mln euro!

Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro. Ani se të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës për remitenca më të fundit janë vetëm deri në muajin maj, sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e […]

Sot mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës

Sot do të mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore. Sipas njoftimit të MASHTI-t, në afatin e dytë, testimit do t’i nënshtrohen rreth 7 mijë në 68 qendra të testimit. Ndërsa, bëhet e ditur se duke pasur parasysh situatën me pandeminë, në çdo klasë do të sistemohen nga 15 nxënës, teksa kërkohet që […]

Abdixhiku për masat e reja nga Qeveria Kurti: Praktikantët në aksion

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi ka reaguar për masat e reja anti-Covid 19 të marra nga Qeveria Kurti, derisa i ka quajtur si praktikantë. Postimi i plotë: Praktikantët në aksion! Plot 77 vdekje në 5 ditë si rezultat i menaxhimit inekzistent pandemik. Kosova sot është e renditur në 5 vendet […]

Prizren: Dëshmitari thotë se inspektori i akuzuar për korrupsion nuk e ka dorëzuar në arkiv procesverbalin …

Dëshmitari Fail Hoxha deklaroi se me rastin e pranim-dorëzimit të lëndëve nga inspektorët, ka ekzistuar një procesverbal, mirëpo i njëjti nuk është dorëzuar në arkiv nga atëherë inspektori i ndërtimit, Nexhmedin Musliu. Këtë deklaratë, dëshmitari Hoxha e ka dhënë të premten, në rastin ku ish-inspektori i ndërtimtarisë, Nexhmedin Musliu po akuzohet për korrupsion, pasi nuk […]

Masat e reja antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria: Kthehet ora policore, shtyhet viti i ri shkollor

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti0COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës. Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë. […]

Paralajmërohet rikthimi i orës policore

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave, Driton Hoti u ftua në një takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi dhe të njëjtat do […]

Prizreni i dyti në vend për nga numri i të vdekurve nga Covid gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve 5 raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Pas Gjakovës me 4, Prizreni është i dyti për nga numri i viktimave në nivel vendi. Dy të vdekurit janë nga komuna e Prizrenit, dy të […]

A është shtyrë fillimi i vitit të ri shkollor? Flet ministrja Nagavci

Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. E lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci. Nagavci tha për Klan Kosova se nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të […]