25-04-2024

Defekt në tub, sot ndërprerje të ujit në disa lagje të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“  në Prizren njofton që sot, me 30.09.2019 duke filluar prej orës 10:00 deri në orën 16:00, për shkak të defekteve në gypin fi 200 mm do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në këto lagje :
• Lagjja Ortakoll
• Rr.Enver Hadri
• Jusuf Gervalla
• Pazari i Ri
• Rifat Ukimeri
• Faik Konica
Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në komunikatën për media të K.R.U “Hidroregjioni Jugor”.

Asnjë koment

Comments are closed.