24-04-2024

Dekretohet ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për disa ndryshime dhe shtesa në lidhje me të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.Dekretimi, sipas njoftimit në Presidencës, është kryer me datë 11 nëntor.

“Shpalljen e ligjit nr. 72/2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45/2015, ‘Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim.

Ligji, tanimë i publikuar në Fletoren Zyrtare, do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh.

Shqiptarët janë të gjithë një mendje kur vjen fjala për hapjen e dosjeve të komunizmit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 79.7% e tyre mendojnë se dosjet duhet të ishin hapur.Vetëm 9.3% e tyre janë përgjigjur jo dhe 11% janë përgjigjur nuk e di. Ndërkohë, 84.3% e shqiptarëve mendojnë se personat e përfshirë me sigurimin e shtetit duhet të ishin përjashtuar nga çdo post shtetëror, ndërsa vetëm 7% janë shprehur se nuk duhet të përjashtohen.

Asnjë koment

Comments are closed.