E dhimbshme: Mbytet 20-vjeçari në plazhin e Velipojës
Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. ABC News, raporton se i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.
Ky nuk është rasti i parë që një pushues humb jetën në plazhet tona. Dy javë më parë, u shënua një tjetër ngjarje e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovës. Babai dhe dy djemtë e tij të mitur u mbytën në det. (Foto është ilustruese)