27-07-2024

Djali në Dragash e bën llom nënën e moshuar, 75-vjeçarja dërgohet në spital

Në një familje në fshatin Pllavë të Opojes, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij të moshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 75-vjeçarja është gjetur në shtëpinë e saj me lëndime të dukshme, teksa ka pohuar se djali i saj e ka rrahur brutalisht.

Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash për tretman mjekësor, por për shkak të gjendjes së saj, është udhëzuar të vazhdojë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 53-vjeçarit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.