Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë meshkujt prijnë, pasi tetë nga të porsalindurit janë djem.
Referuar shënimeve nga spitali, numri i djemve ka qenë më i madh në krahasim me vajzat edhe gjatë periudhës së fundit dyjavore. Nga 138 të porsalindurit 77 kanë qenë meshkuj, ndërsa 61 vajza./GazetaePrizrenit.net/