Drejtuesit e Prizrenit të pakënaqur me dinamikën e përpilimit të Hartës Zonale

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit të zhvillimit të Hartës Zonale të Prizrenit.

Sipas tyre, pakënaqësia ka të bëjë me punën e ngadaltë të operatorit të kontraktuar, si dhe numrit të vogël të takimeve me publikun për hartimin e këtij dokumenti të planifikimit hapësinor, shkruan sot “Koha Ditore”.

këtë arsye kanë theksuar se do të analizohen veprimet lidhur me kontratën për zhvillimin e Hartës Zonale të Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpjeguar se Plani i përgjithshëm urbanistik i Prizrenit në aspektin kohor është i kaluar dhe se mbetet në fuqi deri në miratimin e një plani të ri.

Ai ka theksuar se pas ardhjes në pushtet është parë se ekziston një kontratë me një operator ekonomik për zhvillimin e Hartës Zonale, që me legjislacionin në fuqi e zëvendëson Planin e përgjithshëm urbanistik..