Qarri, shqiptari me 23 furra e 40 kosovarë të punësuar në Hungari

Asllan Qarri me prejardhje nga Hasi, sot numëron 23 furra. Jeton 100 kilometra larg kryeqytetit hungarez, Budapestit, në Liqenin e njohur të Balatonit. Në këtë zonë turistike, Asllani ka furrat e tij, të cilat nuk janë furra klasike, aty mund të shërbeheni me kafe, kokteje të ndryshme, ëmbëlsira e qindra lloje të brumërave.

Ai për emisionin “Jeta” të KTV-së zbulon shumëçka, ëndrrën e tij, të cilën e realizoi tek populli hungarez, marrëdhëniet e tij me këtë popull.

Një dukuri tjetër që e ka Asllani, nuk e ka harruar popullin e tij. Ai në bizneset e tij ka të punësuar 40 kosovarë, të cilëve iu ka rregulluar vizat e punës. Për “Jeta” flasin edhe ata, dhe tregojnë detaje për jetën e tyre atje, dhe se a do të ktheheshin në Kosovë.