26-04-2024

Dy miliardë dollarë të ardhurat e Facebook mund të jetë në rrezik pas skandalit

Rreth 3 për qind e të ardhurave vjetore të reklamave në Facebook mund të jenë në rrezik për shkak të skandalit që përfshin trajtimin e të dhënave të përdoruesit.

Sipas Daniel Ives, nga GBH Insights, gjiganti i medias sociale mund të ndjejë humbje, të cilat mund të shkojnë nga një miliard deri në dy miliardë dollarë, si rezultat i publikimit të tënave nga Cambridge Analytica.

Sipas studimit të përdoruesit të Tech Tracker të GBH, që monitoron ndjenjat e publikut ndaj Facebook, kompania nuk ka pësuar dëmtim të madh të reputacionit.

“Rreth 15 për qind e përdoruesve kanë vendosur të heqin dorë nga platforma për shkak të skandalit. Kjo gjetje e studimit është ajo që çoi në vlerësimin e firmës së tij për humbjen potenciale të të ardhurave të Facebook”, tha Ives, përcjell Telegrafi.

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, vetë ndau rëndësinë e reklamave në modelin e biznesit të kompanisë gjatë një sesion pyetjeve në Capitol Hill. Në përgjigje të pyetjes së senatorit amerikan Orrin Hatch lidhur me atë se si platforma online e Facebook-it është mbështetur kur “përdoruesit nuk paguajnë për shërbimet tuaja”, ai u përgjigj se “Ne bëjmë reklama”.

Në raportin e saj vjetor të paraqitur në fillim të këtij viti, Facebook tha se “Ne gjenerojmë ndjeshëm të ardhura nga shitja e reklamave në marketing”. /Telegrafi/

Asnjë koment

Komento