Enver Hoxha ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së

Enver Hoxhaj është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, pas tërheqjes nga të gjitha aktivitetet publike në Kosovë të Kadri Veselit me rastin e arrestimit nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për medie të mbajtur nga ky subjekt politik, Hoxhaj kërkoi unitet dhe tha se nuk duhet të lejohet të ketë krizë institucionale dhe vakum kushtetues.

Ndërkohë tha se ende nuk kanë qëndrim për postin e presidentit, e sipas tij kjo çështje është e koalicionit qeverisës.

“Çështja e temës së presidentit ka kohë edhe hapësirë. Kjo është çështje më shumë e koalicionit qeverisës”, tha ai.

Hoxhaj situatën aktuale në Kosovë e cilësoi si të rëndë.

“Kosova është në një situatë të rëndë dhe proces të vështirë të shtetndërtimit. Unë jam i bindur se ish krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër”, tha ai. /Insajderi.com