16-05-2024

“Është shqiptar si unë”, Erdogan heq shallin pas një diskutimi me Ramën e këshilltarin e tij Sabriun ( VIDEO )

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar të martën për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.

Në momentin e takimit, Erdogan është interesuar nëse Edi Rama ka të ftohtë meqë kryeministri shqiptar s’kishte të veshur ndonjë pallto

Për këtë Erdogan i ka folur këshilltarit të tij me prejardhje shqiptare, Sabri Demiri. Ky i fundit i është përgjigjur se edhe Edi Rama është shqiptarë, meqë të dy s’kishin të vëshura pallto.

Pas këtij diskutimi, edhe Erdogan ka vendosur që ta heq shallin e tij./Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.