19-04-2024

Federata e Futbollit të Serbisë sfidon FFK-në – A do të luhet nesër ndeshja Crvena Zvenda – Trepça në Veri

Federata e Futbollit të Kosovës javë më parë, kishte reaguar në lidhje me ndeshjen ilegale ndërmjet skuadrës të ashtuquajtur Trepça dhe Crevena Zvezdës, takimi ky që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Zveçan.

Kështu, presidenti i FFK-së, Agim Ademi para një muaji i kishte dërguar UEFA-s dhe FIFA-s një letër, ku kërkonte të parandalonte zhvillimin e takimit ndërmjet ‘Trepçës nga Mitrovica e Veriut’ dhe Crvena Zvezdës nga Beogradi në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.Letra e FFK-së dërguar UEFA-s e FIFA-s:

Kjo ndeshje po cilësohet si temë e ndjeshme, pasi që si pas FFK-së, as një organ tjetër në vend dhe jashtë saj nuk mund të vendos për një takim të tillë apo çfarë do qofshin ato organizime pa lejen e Federatës së Kosovës – dhe për ta qartësuar më tepër situatën e kësaj ngjarje, GazetaBlic, sot ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës – Zyrtarët e të cilës thanë se kompetent për të folur rreth kësaj ngjarje janë vetëm Federata e Futbollit të Kosovës.Ndërkaq, javë më parë, zyrtarët brenda FFK-së ishin të prerë se ndeshja ‘Trepça’ dhe Crevena Zvezda nuk do të zhvillohen në territorin e Kosovës, pra në Zveçan.

Pra, menjëherë pas këtij reagimi të FIFA-s për letrën që presidenti i FFK-së ia kishte dërguar shtëpisë numër një të futbollit – Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu para disa jave dha këtë përgjigje për ‘GazetaBlic’, itha se ndeshja mes Trepçës së Veriut dhe Crvena Zvezdës nuk ka asnjë shans të zhvillohet në territorin e Republikës së Kosovës.“Jo, nuk ka gjasë që ky takim të luhet në Kosovë. Nuk do të ndërrojmë qëndrim, pasi shteti duhet të mbrojë këtë vendim. Ky është totalisht një provokim nga ana e Serbisë dhe le të merret FIFA dhe UEFA.
“Policia jonë nuk ka të drejtë t’i lejojë ekipet serbe të luajnë këtu. Nuk mund të luhet kjo ndeshje në territorin tonë”, tha fillimisht Salihu.“Edhe FIFA ka shkruar se vetëm na inkurajon, ju lusim ta lexoni mirë.“As që na intereson se ku luan Serbia, garat në Kosovë i organizon veç Kosova dhe çdo garë tjetër është ilegale, ky është qëndrimi i FFK’së.“Ne jemi pranuar në UEFA dhe FIFA me të drejta të plota – pa asnjë kufizim.“Kjo letër është mendimi i CAS-it nga ankesa që Serbia e ka bërë. Në Kosovë nuk luhet loja edhe pikë”, përfundoi ai.Kujtojmë se ndeshja ilegale mes këtyre klubeve, pritet të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00./GazetaBlic/

Asnjë koment

Comments are closed.