BBC: Bale është i ngopur dhe zemëruar, e dëshiron largimin nga Real Madridi

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, është i ngopur dhe zemëruar me gjigantin spanjoll dhe si pasojë dëshiron të largohet nga klubi, sipas BBC.

Bale ishte shumë pranë kalimin në skuadrën e Superligës kineze, Jiangsu Suning, gjatë verës, dhe do të fitonte 1 milion funte në javë në një kontratë trevjeçare, por Reali e anuloi marrëveshjen sepse kinezët donin transferim të lirë, transmeton Gazeta Express.

Në korrik, trajneri Zinedine Zidane pati thënë: “Shpresojmë se ai do të largohet së shpejti”, një koment ndaj të cilit menaxheri i Bale u përgjigj si në vijim: “Zidane duhet të ketë turp, ai nuk por tregon respekt për një lojtar i cili ka bërë kaq shumë për Real Madridin”.

Bale i ka fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve, një në La Liga, një në Kupën e Mbretit dhe tri në Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë kohës së tij në Real, duke i shënuar mbi 100 gola.

Ai i ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje për Realin këtë sezon.

“Gareth Bale është i ngopur. Ai nuk mund ta vazhdojë më. Në një kohë kur ai nisi të veçohej, duke ditur se duke luajtur gjendja e tij fizike do të përmirësohej, ai papritmas u desh ta shikonte ndeshjen kundër Bruges nga tribunat. Askush s’e di pse”, tha Guillem Balague i BBC Radio 5.

“Ai është i zemëruar dhe i hutuar. Për herë të parë që prej kur iu bashkua Real Madridit verën e 2013-s, Bale dëshiron të largohet. Ai mendon se nuk është e drejtë mënyra sesi po e trajtojnë”, shtoi ai. /Gazeta Express/