Gerrard e ka një mesazh për Shaqirin pas transferimit te Liverpooli

“Xherdan Shaqiri është lojtar shumë i mirë, i talentuar dhe interesant. I dëshiroj shumë suksese, edhe pse ne jemi lojtar me profile të ndryshme”, deklaroi Gerrard.

Gazetari i gazetës Lajm në Maqedoni, Reshat Ibrahimi, ka shfrytëzuar pres-konferencën për media pas ndeshjes Shkupi-Glasgow Rangers, ta pyes trajnerin e skuadrës mike, Steven Gerrard, si një legjendë e Liverpoolit, për angazhimin e Xherdan Shaqirit te të kuqtë nga “Anfield”, dhe nëse reprezentuesi i Zvicrës, i lindur në Kosovë, mund të jetë një Gerrard i ri.

“Nuk mund të flas shumë për këtë pyetje, sepse këtu jemi për Glazgov Rangersin dhe për këtë ndeshje”.

“Xherdan Shaqiri është lojtar shumë i mirë, i talentuar dhe interesant. I dëshiroj shumë suksese, edhe pse ne jemi lojtar me profile të ndryshme”, deklaroi Gerrard, trajneri i Glazgow Rangers.

Kujtojmë se, ndeshja, Shkupi-Glasgow Rangers, e vlefshme për turin e parë eliminatorë në Ligën e Europa, përfundoi 0-0 në Shkup, por mysafirët kaluan tutje falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë./gazetaalo/