19-04-2024

Prizreni do të organizojë ditët e diasporës

Në Prizren, në fund të korrikut për dy ditë do të organizohen ditët kushtuar diasporës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, kanë paralajmëruar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kushtuar bashkatdhetarëve tanë,  më 27 dhe 28 korrik 2018.

Në këtë kontekst do ta mbahen aktivitetet letrare e muzikore.  Për organizimin e këtyre aktiviteteve, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me zëvendësministrin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshin.

Sipas tij, qëllimi i kësaj marrëveshje është organizmi i përbashkët i aktiviteteve kulturore, me qëllim të promovimit, ruajtjes, kultivimit të identitetit kulturor dhe gjuhësor të pjesëtarëve të diasporës.

“Zyra për zhvillim, të cilën e kam premtuar, do të funksionalizohet vitin e ardhshëm. Synimi kryesor i saj do të jetë ngritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve në Prizren dhe atyre në diasporë”, ka deklaruar Haskuka./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.