21-05-2024

Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Një femër shtetase e huaj është gjetur e vdekur sonte rreth orës 20:00 , në autostradën “Arbër Xhaferi” drejtimi Ferizaj-Prishtinë.
Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës ka thënë për “Indeksonline”, se  patrulla policore e autostradës e ka vërejtur një person të shtrirë  në rrugë. Krasniqi thotë se policia e ka njoftuar emergjencën dhe se mjeku kujdestarë ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete.
“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person  të shtrirë  në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, ka thënë Krasniqi.

Asnjë koment

Comments are closed.