Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka publikuar skemën e granteve për “Përkrahjen e Zhvillimit të ndërmarrësisë në komunën e Prizrenit”.
Kjo skemë e do të mundësojë, që projektet cilësore biznesore të zbatohen dhe të zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja të punës, të cilat do të gjenerohen nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që veprojnë në sektorët me potencial më të madh për zhvillim.
Ndër synimet specifike të kësaj përkrahjeje janë: krijimi i vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për femra dhe të rinj (mosha 18-24) dhe zhvillimi i ndërmarrësisë (zejeve) tradicionale prizrenase.
Në njoftim thuhet se grantet do të jepen për mikrobiznese dhe artizanate. Afati për dorëzimin e aplikacionit është data 27 korrik 2018. Për më shumë informacione, të interesuarit duhet të paraqiten në komunen e Prizrenit.