09-05-2024

Haskuka: Do të shqyrtohen ankesat e kandidatëve për drejtorë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave ka pasur avancime dhe se është zhvilluar në mënyrë transparente.

Megjithatë ka theksuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat e pranuara dhe në ato raste kur ato janë të bazuara ka paralajmëruar marrjen e masave për përmirësime, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka shprehur qëndrimin se depolitizimi i arsimit nënkupton aplikimin e një procesi transparent në përzgjedhjen e drejtorëve si dhe aplikimin e mbikëqyrjes e vlerësimit të vazhdueshëm të angazhimit të tyre në avancimin e sistemit arsimor.

“Sa i përket përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Prizren, vlerësimi i kandidatëve është bërë sipas ligjit dhe me pikëzim. Pra, pas intervistave dhe vlerësimit të kualifikimeve të secilit kandidat, ata që kanë pasur më së shumë pikë janë rekomanduar për drejtorë shkollash. Vlerësimin e pikëve e ka bërë komisioni në përputhje me ligjin, Udhëzimin administrativ të MASHT-it dhe Udhëzuesin për procedurën e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë për herë të parë në komunën tonë”, ka thënë Haskuka, përmes rrjeteve sociale. Sipas tij për t’u siguruar se procesi të jetë i drejtë dhe transparent, tërë sistemin e kanë monitoruar përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatës së arsimit, këshillit të prindërve dhe dy monitorues nga zyra e kryetarit.

Asnjë koment

Comments are closed.