16-07-2024

I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg

Një është zbuluar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku një person që u kap duke vjedhur në një markët në rrugën “Adrian Krasniqi” – doli të jetë person i kërkuar në bazë të dy urdhëresave.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Rexhep Asllanin, (51) ndaj të cilit ishin aktive dy urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan.

I njëjti ishte dënuar me gjobë për një rast të mëhershëm, por për shkak se nuk e kishte kryer pagesën, dënimi i ishte zëvendësuar.

Ndalimi për rastin e vjedhjes në market u bë ‘sebep’ që Asllani të kapej dhe të dërgohej në vuajtje të dënimit.

Pas përfundimit të procedurave, 51-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese.

Asnjë koment

Comments are closed.