Ish i burgosuri politik rrëfen për torturat e Asllan Sllamnikut: Serbët më mbanin, shqiptarët më sillnin
Berisha kujton se gjatë hetimeve në Prishtinë, dy hetues të tjerë të UDB-së, Shaban Zeqiraj dhe Sabah Muhaxheri, nuk e kishin torturuar.
Megjithatë, kur hetimet kaluan në duart e Asllan Sllamnikut, filloi një periudhë torturash dhe dhune intensive ndaj tijj.
Berisha tregon se si serbët e mbanin të lidhur për karrige, ndërsa shqiptarët e goditnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda.
“Aty kanë filluar torturat te Asllan Sllamniku. Isha te Asllani me dy ndihmës të vet, e ka pas një Bezhgjet, ka një herë ia kthejsha serbisht, se ma mirë e merrsha vesh ashtu. Ai kish qenë i Maqedonisë, i Shkupit, më duket Bezhgjet Bezhgjeti. Dhe një Bafti (Jakupi) prej Medvegje, thoshte se është profesor i fizkulturës. Kanë qenë shumi brutal. Tepër të egër, aq shumë kanë ushtruar dhunë dhe torturat sa që është e vështirë me i përshkruar. Përveç pendrek edhe dru, shkop bejsbolli… torturat kanë qenë të përnatshme.Hetimet kanë qenë dy herë në ditë… kurse torturat natën, si u fikshin dritat të thirrshin Berisha eja, torturat vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit… Këta tre më kanë maltretuar, ka pasur edhe serbë, po atyre nuk kam arritur me ua mësu emrat. Ata (serbët) më kanë mbajtë, këta (shqiptarët) më kanë maltretuar”, ka thënë Berisha në Debat Plus.