Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19
Krahasuar me ditën paraprake, sot ka pasur rënie të rasteve të prekura nga Covid-19 si në nivel vendi, ashtu edhe në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Në nivel të republikës janë 27, ndërsa në Prizren 26 raste më pak.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 nga rajoni i Prizrenit: në Prizren (71 vjeç).
Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 3.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 564 raste pozitive.
Lexo edhe:
Torturat ndaj banorëve në Romajë të Hasit nga ushtria serbe, më 1998
Sa i përket Prizrenit, 32 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: