Komisioni Evropian financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim nga teoria në praktikë në UPZ
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka nënshkruar marrëveshjet e Grantit për projektin “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim”, financuar nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian, me Prof. Mihone Kerolli Mustafa, përfaqësuese zyrtare e këtij grant. Qëllimi grantit është themelimi i Institutit nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Rektori i Vataj e vlerësoi lartë nënshkrimin e këtij Granti, duke theksuar së është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të UPZ-së.
Në kumtesën e UPZ-së, thuhet se partnerë në këtë projekt janë: International Business College Mitrovica- IBCM në Mitrovicë, Shkolla e Menaxhimit Graiciunas (Lituani), Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari), Universiteti i Lubjanës (Sllovenia) dhe Kolegji Rajonal i North Ëest (UK), Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kolegji i Ekonomisë Pejë-Leposaviq, Dhoma e Tregtisë në Kosovë.
“Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve partnere kanë shprehur entuziazmin dhe angazhimin e tyre drejt përfundimit me sukses të këtij projekti. Ky projekt do të arrijë deri në 20 mijë persona të angazhuar në arsimin e lartë dhe ekonominë në Kosovë dhe jashtë saj (përmes shpërndarjes së tij profesionale).
Për më tepër, projekti përfshin rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit brenda UPZ dhe partneritetit me Institucionet e Arsimit të Lartë ndërsa gjithashtu punon drejtpërdrejt me sektorin privat për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë. Rezultatet shtesë përfshijnë modernizimin dhe inovacionin e programeve ekzistuese arsimore, duke përditësuar dhe duke krijuar kurse të reja ku do të identifikohen mospërputhjet e aftësive”, thuhet në kumtesë..
Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë. Vlera e përgjithshme e këtij Granti është EUR 1.164.002,00./gazetaeprizrenit.net