Kompania IPKO ndihmon QKMF në Malishevë me aparat laboratorik

Kompania telekomunikueseIPKO, sot ka ndihmuar QKMF në Malishevë, me një aparat laboratorik dhe një aparat tjetër për EKG. Ky donacion i kësaj kompania, është vlerësuar lartë, pasi këto mjete, do të ndihmojnë në masë të madhe, QKMF-në, përkatësisht QMF-në në Kijevë, për ofrimin e shërbimit të analizave të gjakut (hemogram).

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës. Ragip Begaj, i ka pritur sot përfaqësuesit e kompanisë IPKO, të prirë nga zyrtari i saj Arianit Duraku, dhe i ka falënderuar për këtë donacion, i cili do të ndihmoj QMF-në në Kijevë, për bërjen e analizave të gjakut, sidomos gjatë sezonit të rrezikut nga ethet hemorragjike.

Zyrtari i kompanisë IPKO, Arianit Duraku, ka bërë të ditur se këto donacione, janë pjesë e programit të kompanisë, për ti përkrahur institucionet, përmes mjeteve apo investimeve me mjete konkretizuese, të cilat përdoren në shërbim të qytetarëve dhe këtë janë duke e bërë në vazhdimësi.

Edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, e ka falënderuar kompaninë për dhënien e këtij donacioni, që ka domethënie të madhe, sepse ju lehtëson punën, në bërjen e analizave të gjakut, sidomos në sezonin kur edhe fillon rreziku nga prekja me virusin e etheve hemorragjike, dhe me këtë aparat që do të vendoset në QMF në Kijevë, banorët e kësaj pjese, do të mund t’i kryejnë analizat më afër vendbanimit, pa ardhur fare në Malishevë./GazetaePrizrenit.net/