Ne Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial, Departamenti për Siguri ne bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmentit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës:

– substancë e dyshuar narkotike 748 gr;

– 11 telefona mobil;

– 8 kabllo të adapterëve;

– 2 koka të adapterëve;

– 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe

– 212 tableta të dyshuara si ekstazi.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat kanë për qëllim të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.