“Një prind i mirë kujdeset që ta punësojë djalin para martesës” – Reagon Totaj pas punësimit të djalit në Ekoregjion

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pasi që djali i tij është punësuar në kompaninë publike Ekoregjioni në Prizrenku komuna është aksionare.

Totaj la një koment në postimin e asamblistit të VV-së nga Prizreni, Ilir Gashi, i cili ironikisht kishte uruar të për punësimin e djalit “para martesës” të parin e Prizrenit, shkruan Insajderi.

“Një prind i mirë kujdeset që para martesës ta punësoj fëmijën e vet. Kryetar Shaqir Totaj, urime punësimin e djalit në Ekoregjion” – ishte statusi i Gashit.

Teksa, në komentin e Totajt shkruhet se: “Një person i vëmendshëm përcjell urimin më kohë – më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar”.

Adonis Totaj, djali i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është njëri nga pesë punëtorët më të ri të kompanisë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren.

Adonis Totaj doli i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”