18-04-2024

Krasniqi: Nuk mendoj që Albin Kurti ka bërë akt terrorist, për ato që i di unë nuk e ka merituar me qenë në “No-Fly List”

Në korrik të këtij viti, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi pati deklaruar se kryeministri Kurti është në listën e atyre personave që konsiderohen të rrezikshëm për të udhëtuar në Amerikë (No-Fly List).

E i ftuar në emisionin n’Demos, Krasniqi ka treguar të gjithë ngjarjen për të cilën e bëri të besojë fuqishëm që Kurti është në “No-Fly List”. Krasniqi gjithashtu tha se Amerika nuk mundet t’i thotë atij se Kurti nuk ishte në atë listë për arsye të provave fizike që ai i ka.

“Ai ka qenë në listën “No-Fly List” (i rrezikshëm për fluturim). S’kam asnjë dyshim se kur unë kam fluturuar me të prej Amerike dhe për Amerikë ka qenë në atë listë, tash nuk e di a është, tash duhet me tregu Amerika, me dalë me thanë nuk është, Florini e ka gabim, nuk është, në rregull e keni hjek. Por, nuk mundet me thanë Amerika nuk ka qenë, nuk mundet me thanë nuk ka qenë, se e kam numrin e fluturimit, numrin e karrigës, ku më kanë dërgu, ku më kanë ulë, kush është ulë aty. Amerika nuk mundet me dalë me më thanë mua, se Albin Kurti nuk është kanë në “No-Fly List”, se unë kam prova fizike se ka qenë, se më kanë qu prej karrige, qu…s’bënë me u ulë ngatë këtij, kurrë në jetë time s’më ka ndodhë“, tha Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu tha n’Demos se për ato arsye që ky i fundit i dinë, Kurti nuk e meritoi të ishte në atë listë duke shtuar se Kurti sipas tij nuk ka bërë ndonjë akt tradhëtie ndaj SHBA-së ose akt terrorist.

“Unë kam menduar atëherë se Amerika ka një hezitim ndaj veprimeve të vrazhda ndaj Vetëvendosjes. Nuk e di pse është në atë listë, por edhe nëse e kanë vendosë në atë listë për diçka që nuk e di unë, për ato që i di unë, Albini nuk e ka meritu me qenë në atë listë. Mundet me ndodh që ata dijnë diçka më shumë se di unë, që me siguri dijnë. Ata nuk e di pse e kanë vendosur në atë listë, por për çka di unë, Albini nuk e ka meritu me qenë në atë listë, për atë që di unë. Nuk mendoj që Albini ka bërë një akt tradhëtie ndaj SHBA-së ose akt terrorist, nuk mendoj, nuk kam pa ndonjë gjë“, shtoi ai./ IO

Asnjë koment

Comments are closed.