26-04-2024

Liria pëson humbje, rangohet në vendin e parafundit në tabelë

Liria pëson edhe një humbje. Kësaj radhe si mysafire me rezultat 1:0 nga ekipi “Rilindja 1974”.

Pas kësaj Liria radhitet në fund të tabelës, në vendin e parafundit me 2 pikë në katër ndeshje.

Kjo gjendje duke e pashpresë.

Ndaj kësaj gjendje ka reaguar kuvendari Petrit Hoxhaj përmes një shkrimi në “fb”.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

“Liria” shkëlqente edhe kur futbolli luhej në livadhe, por tash?!

Nuk kemi çka të humbim kohë, pozitë e opozitë duhet të mblidhemi dhe ta diskutojmë gjendjen e mjerë në KF “Liria”.

Për të satën herë Komuna e Prizrenit e ka mbështetur financiarisht, derisa klubi i qytetit po shkon drejtë zhdukjes. Këtu diçka nuk po shkon, nuk po funksionon, në klub është një hall i madh, një pengesë e madhe.

Urgjentisht të krijohet një komision hetimor, të gjindet dhe të jep përgjegjësi fajtori për gjendjen e krijuar në klub.

Kjo është urgjente.

Petrit Hoxhaj

Asambleist i Komunes se Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.