Kthehet sërish në rivlerësim prokurimi për rrugën Mushtisht-Shtërpcë

Aktiviteti i prokurimit për ndërtimin e rrugës Mushtisht-Shtërpcë përsëri është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Gjykata e tenderëve ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës të Komunës së Suharekës, ngjashëm si pak muaj më parë.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Suharekës lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘ndërtimi i rrugës Mushtisht-Verbeshticë-Shtërpcë’ dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së.

Aty theksohet se ky organ ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “NBT ING” dhe “Çlirimi”, që ka pretenduar se autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenet 7, 51, 59, 60, 69, 72, si dhe nenet 41.1 dhe 99 të Ligjit për Prokurimin Publik./koha.net/