26-04-2024

Haskuka pret nga Mazreku e Koni të kthehen me medalje nga turneu i boksit në Bullgari (video)

Haskuka pret që boksieret Mazreku e Koni të kthehen me medalje nga turneu ndërkombëtar në Bullgari

 

Ekipi i Kosovës me 1 boksier, 2 boksiere, 1 trajner dhe 1 gjyqtar ndodhet në Kampionatin Evropian për shkollarë në Albena të Bullgarisë,  qe mbahet nga 22 – 29 maj. Në këtë kampionat marrin pjesë 332 boksierë të rinj, vajza dhe djem nga 27 vende.

Ekipin e Kosovës e përfaqësojnë. Në kategorinë (50 kg) Beg Bushati, (57 kg) Lirie Mazreku, (63 kg) Anamarija Koni.

Sipas trajnerëve të tyre boksieri dhe boksierët janë të përgatitur mirë dhe në forme të mirë dhe presim që Kosovës t’i sjellin medalje nga ky kampionat

Në meçet çerekfinale Koni mundi boksieren italiane, Benini Beatrice dhe siguroi medaljen e bronztë dhe hyri në gjysmëfinale.
Anamarija hyri në ring me vetëbesim dhe për të fituar dhe gjatë tre raundeve me goditje të njëpasnjëshme si luaneshë sulmoi kundërshtaren dhe në një meç të vështirë fitoi duelin dhe tregoi shpirt luftarak duke u kualifikuar për gjysmëfinale.

Tani Kosova ka siguruar 2 medalje të bronzta dhe vashat tona Lirie Mazreku dhe Anamarija Koni boksojnë në gjysmëfinale, sot me 26 maj dhe besojmë dhe shpresojmë në medalje të arta.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një video-postimi ka përshëndetur Mazrekun dhe Konin. “Prizreni pret prej jush që të na u ktheheni me medalje. Suksese”, ka shkruar ai, derisa ka postuar edhe një video-xhirim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.