03-11-2024

Haskuka e vlerëson “foto të vitit” pozimin me ish-rivalin Totaj

“Bashkimi” ka bashkuar në selinë e “Shtëpisë së Bardhë” dy ish-rivalët kryesor politik, të vjeshtës së kaluar në Prizren, Mytaher Haskukën nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaqir Totajn nga PDK.

Por, përderisa ishin të ndarë në politikë, i ka bashkuar sporti. Kjo ka ndodhur pas fitores të së mërkurës së klubit të “Bashkimit” të titullit kampion të Kosovës në basketboll.

Pas suksesit, Haskuka në cilësinë e kryetarit të komunës, ka pritur anëtarët e “Bashkimit”, që me ta ishte edhe Totaj, në cilësinë e kryetarit të klubit.

Më këtë rast është bër një foto në hyrje objektit ku edhe ndodhet selia e kryetarit të komunës, që më pas është publikuar në ‘facebook’ nga Haskuka, duke e vlerësuar atë si “Fotoja e vitit”.

“Një foto qe i ka mungu Komunës së Prizrenit dhe komunave të tjera. Bravo për tejkalimin e rivalitetit politik dhe vënien e interesit publik në rend të parë. E kam dit që Shaqa ka shpirt sportisti, respekt”, ka shkruar Haskuka.

Ai ka përcjellë po ashtu edhe ndeshjen finale në qendrën sportive në Prizren, kur Bashkimi fitoi ndaj Prishtinës.

Ndryshe, pas garës në balotazh, Haskuka ka fituar në një garë të ngushtë për më pak se 300 vota, ndaj Totajt. Ata edhe gjatë ballafaqimit nëpër debatet televizive kishin treguar kulturë qytetarie, duke u vlerësuar si shembull për vendin./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.