24-04-2024

Ku dhe nga kush do të hapet parkingu më i madh në Prizren?

Prizrenit do t’i shtohet edhe një parking në qendër të qytetit, që pritet ta përmbush një pjesë të nevojave të shoferëve, që frekuentojnë qendrën apo zonwn e tregut “Qylhan”. Kësaj radhe, nuk bëhet fjalë për ndonjë hapësirë private, por publike, transmeton “gazetaeprizrenit.net.

Auto-parkingu i ri do të jetë në një pjesë të pronës së Kuvendit Komunal, prapa ndërtesës, ku ndodhet edhe selia e organit më të lartë lokal, të njohur si “Shtëpia e Bardhë”.

Aty tashmë është rregulluar një pjesë e hapësirës, ndërsa parashihet të ketë vend për 140 – 150 vetura.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, aktualisht nuk ka mundur të precizojë mënyrën si do të bëhet menaxhimi, por ka thënë për portalin “gazetaeprizrenit.net” se do të shikohet forma më e mirë e mundshme.

Për finalizimin e projektit po zhvillohen edhe disa punime, të cilat pritet të kryhen brenda dy jave.

Krijimi i parkingjeve të reja në qytet, ka qenë edhe njëri nga premtimet e kryetarit Haskuka, gjatë fushatës zgjedhore në vjeshtën e shkuar./gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.