19-04-2024

Kush do ta bartë fanellën me numër 7 në Real, pas largimit të Ronaldos?

Real Madridi thuhet se tashmë ka rezervuar një numër të fanellës për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Hazard është shfaqur si objektivi numër një i kampionëve evropianë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar.

Disa media në Angli e japin si të kryer transferimin e yllit belg në Santiago Bernabeu, pasi sipas tyre skuadrat kanë arritur marrëveshje në shifrën e 190 milionë eurosh.

Në anën tjetër, mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi janë aq të sigurt në marrëveshje saqë e kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për Hazard. /Lajmi

Image

Asnjë koment

Comments are closed.