13-05-2024

Kush është kosovari që kërcënoi me thikë dy doganierë në Morinë

Një 57-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht nga policia e Kukësit, pasi ka kërcënuar me thikë dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës dy doganierë në pikën kufitare të Moirinës.

Ndaj autorit me iniciale S.D rëndojnë akuzat “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë

Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Asnjë koment

Comments are closed.