19-05-2024

Lajmi i fundit: Hysni Gucati vjen në Kosovë

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson se Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Asnjë koment

Comments are closed.