12-12-2024

Më pak foshnja të porsalindura, këtë javë në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 63 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr.Daut Mustafa”, krahasuar me javën paraprake janë regjistruar më pak raste të lindjeve, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net ”.

Për dallim nga java e kaluar, këtë javë ka ndryshime raporti edhe sa i përket gjinisë. Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 33 vajza, apo dy më shumë se djem.

Këtë javë është shënuar vetëm një gemellare (binjak), ndërsa dy foshnjat kanë qenë vajza.

Ndërkaq, javën e kaluar në spitalin e Prizrenit, në jetë kanë ardhur 79 fëmijë, si dhe kanë ndodhur tri raste të lindjeve binjake. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.