Mos u nisni drejtë Merdares, kolona është shumë e gjatë
Mërgimtarët të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre pasi që ishin në Kosovë për festat e fund vitit mëngjesin e së dielës po presin deri në 8 orë për të dal jashtë kufirit në Merdare, shkruan Gazeta Express.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në njoftim thuhet se pritja në pikën kufitare Merdare pritja 8 orë e 40 minuta deri 7 orë për të dalur nga vendi.
Ndërsa për të hyrë 5 deri në 10 minuta.
Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare trafiku është më i lirë ku brenda një ore mërgimtarët mund të dalin nga Kosova./Express/