Ndërroi jetë krijuesi hasjan, Nuri Përvizi
Nuri Përvizi (19. 06.1941 – 24. 09. 2018)
Sot, iku në amshim poeti hasjan Nuri Përvizi. U lind më 19. 06. 1941 në Krajk të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Zym, të mesmen në Rogovë të Hasit si dhe Normale në Prizren. Punoi mësues në fshatrat Hasit si: Planejë, Demjan, Zym, Mazrrek, Gjonaj dhe 8 vitet e fundit në vendlindje, prej ku edhe doli në pension.
Ishte anëtarë i KL “Fan Noli” të Prizrenit, i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës, i KL “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit si dhe bashkëpunëtor i revistës “Fidani” në Prizren.
Botoi këto vepra:
- Shtegtim – poezi për të rritur
- Falë zemrën – poezi për fëmijë
- Shkrepa Hasi – poezi për fëmijë
- Shka thojnë në Has – proverba
- Dallgë në det – poezi për të rritur
- Valë më valë – poezi për fëmijë
- Eksod – poemë
- Molla në flamur – poezi për fëmijë
- Kush ka faj – poezi për fëmijë
- Jeni të mirë – poezi për fëmijë
- Çka tha gjyshi – poezi për fëmijë
- Përshëndetje – poezi për fëmijë
- Konventë bishe, poezi për fëmijë
- Shka thojnë në Has II (FJALË TË URTA)
- Ditë nata, poezi për të rritur
- Pata veç një fjalë, (Poezi satirike)
- Varg i pakëputur (Vjersha për fëmijë)
La në dorëshkrim edhe disa sosh.