29-04-2024

Në hall me përkthyesit

Nga: Sebahajdin Cena

Dashtë Zoti i Madh që gjuhët si anglishtën, në radhë të parë, e pastaj edhe gjermanishtën e italishtën, përkthyesit tanë ta flasin më mirë e më rrjedhshëm se sa gjuhën amtare.

Nëse kjo që po ngjan me shqipen tonë të këndshme e të bukur, ngjan edhe me gjuhët e përmemndura, kuku e vaj halli për ne ose siç thoshte Noli “Vaj-vatani e mjer mileti!”. Na e mori Zoti fytyrën para dynjasë. Ende përkthyesit tanë nuk po merren vesh mirë me foljet e parregullta e guri më i pathyeshëm u del me foljen “dhënë” ( mbiemrin i dhënë) dhe me kohët e dëftores.

Prej Parlamentit të Kosovës e madje edhe prej kajmakut të kryesuesve e deri te përkthyesit dëgjojmë trajtat:
kum jap, du me jap, ma ka jap, dhosha e madje edhe kam japur, ke japur edhe ka japur e dho, ndërsa harrojnë se vetëm në të tashmen e në të ardhmen e tashme ruan trajtën “jap” e në të tjerat del;
jap, jepja, kam dhënë e pata dhënë, prandaj nuk ka nevojë për zgjedhim të mëtejmë, por duhet njëherë e përgjithmonë, para se ta mësojmë gjuhën angleze të shkojmë ende në kurse të gjuhës amtare dhe të lirohemi prej komplekseve sepse trajtat e këtilla, e të tjerat, jashtëfoljore si për shembull:
fëmiu në vend të fëmia, absolutisht në vend të absolutikisht e realitikisht, që i dëgjojmë edhe prej shumë intelektualëve, me të vërtetë vrasin veshin.

Mjafton të dëgjojmë: Më ka jap vërejtje për planin… Kemi japur…e tjera.
Urojmë që sa më shpejtë të korrigjohemi sepse “Fjalët i merr era, por shkrimet mbesin!”, e nëse përkthyesit bëjnë shkelje të këtilla edhe në gjuhët e huaja, e oratorët zgjatjet e ë-ve fundore vend e pa vend kinse për sharm oratorik, atëherë rroga harram!

Asnjë koment

Comments are closed.