24-04-2024

Në Hoçë të Qytetit arrestohet një person i kërkuar nga drejtësia

Në fshatin Hoçë e Qytetit, dje është arrestuar një person i kërkuara nga organet e drejtësisë.

Policia ka njoftuar se ka vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Policia rajonale e Prizrenit, herë pas here ka njoftuar për arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë, por zakonisht nuk njoftohet për veprat, të cilat ngarkohen të kërkuarit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.