20-04-2024

Në Korishë arrestohet një person për organzimin e dasmës

Në fshatin Korishë të Prizrenit është hapur rast ndaj një personi për organizimin e dasmës, duke mos respektuar masat anti-COVID, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, njoftohet se i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe kishte organizuar ahengje private (dasma), veprime këto që bien në kundërshtim me vendimin e qeverisë, dhe pasi është intervistuar është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje pasdite.

Një ditë më parë, policia ka njoftuar se ka ndërhyrë edhe në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, për të shpërndarë dasmorët./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.