23-11-2024

Nëntë të lënduar pas një aksidenti në Suharekë

Si pasojë e një aksidenti në fshatin Mushtisht të Suharekës janë lënduar nëntë persona. 

Policia raporton se aksidenti ndodhi mes dy veturave me targa vendore.

“Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër femra dhe tre meshkuj. Të gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.