19-04-2024

Një vajzë tenton t’i jap fund jetës duke kërcyer nga Ura e Fshajt, shpëtohet mrekullisht nga një qytetar

Një rast i tentim vetëvrasjes ka ndodhur sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura.

Viktima, e moshës 20-vjeçare ka shkuar te ura sot pasdite, ku për shkak të gjendjes së rëndë emocionale ka tentuar vetëvrasjen, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Posa vajza është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbardhin rrethanat e ngjarjes.

 

Asnjë koment

Comments are closed.