Nuk ia del, Florian Marku pëson humbjen e parë në boksin profesionist
Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena në Londër.
Një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm në stadium për ta përkrahur boksierin nga Lushnja e Shqipërisë.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/788.png?resize=337%2C337&ssl=1)
Florian Marku ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, sidomos në katër raundet e para.
Por, në raundet e fundit, boksierit shqiptar iu larguan disa pikë nga gjyqtarët për shkak të goditjeve mbrapa kokës, dhe kështu e humbi meçin.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Markut në boksin profesionist./Indeksonline