03-12-2024

Paraburgim për shtetasin nga Shqipëria të kërkuar nga Interpoli shkaku i narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit  prej dyzet (40) dite të kërkuarit – pandehurit me iniciale K.LL. nga Durrësi – Republika e Shqipërisë, e cila masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 17.06.2019, nga  ora 11:00, e gjerë me datën 26.07.2019, për shkak se plotësohen kërkesat ligjore, mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar me që i njëjti kërkohet nga autoritetet e shtetit Francës.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se me datën 17.06. 2019, ora 11.00, nga zyrtarët policor në vendkalimin kufitar të Vërmicës, është  ndaluar shtetasi i Republikës së Shqipërisë me iniciale K.LL. nga Durrësi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja dhe shpërndarja e narkotikëve të Kodit Penal të R. Francës, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Kosovës.

I dyshuari ishte  kërkuar sipas urdhër arrestit të Interpolit, Interpol Case Refrnce i lëshuar me datën 01.06.2016, për arrestimin e të kërkuarit – të pandehurit me kërkesë për ekstradimin pranë autoriteteve të R. së Francës, andaj me qëllim të konkretizimit të ekstradimit ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit, ngase ekziston rreziku se i njëjti mund të arratiset dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të  caktuar masën e paraburgimit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.