26-04-2024

Paraburgim prizrenasit për dhunë në familje

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, të pandehurit me iniciale A.I. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas kumtesës nga GJTH, ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri në ditën kritike i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme bashkëshortes së tij duke e përplasur për mjete të forta si dhe duke ju drejtuar me fjalë të rënda, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarën e ka bashkëshorte dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi.

“Fakti se i njëjti ka ushtruar dhunë brenda familjes dhe rrethanat tjera tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre drejtuar kundër të dëmtuarës për ç’ka mund të vije edhe deri te pasojat më të rënda, andaj gjykata ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në kumtesë. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.