20-04-2024

Paraburgim të pandehurës nga Durrësi për detyrim prostitucioni në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit,duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji,  të pandehurës me iniciale Z.T. nga Durrësi i Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mundësi ose detyrim në prostitucion, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 24.01.2019 në rrugën e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel “Vila A1”, e njëjta rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër, me qëllim prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me iniciale R.T. dhe E.Ç. , që të kryejnë prostitucion me persona tjerë, në këtë rast punëtorët e policisë, ishin involvuar duke simuluar blerjen e shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 euro”, thuhet në komunikatë.

Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase e pandehura me iniciale Z.T. me veprimet e saja antiligjore, rrezikshmërinë shoqërore dhe shqetësimet e krijuara tek të dëmtuarat është evidente, pasi që e pandehura me sjellje të saja ka keqpërdorur dhe kontrolluar persona të tjerë me qëllim të prostitucionit dhe atë, bijën e saj dhe vajzën e motrës, kjo e arsyeton faktin se me qëndrimin e saj në liri e njëjta mund të pengojë rrjedhjen normale të kësaj procedure penale duke ndikuar në të dëmtuarat, në dëshmitarët e mundshëm dhe e pandehura mund ta shfrytëzoj këtë fakt, dhe me këtë mund të asgjësoj, fshij, ndryshoj deklarimet e tyre.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është më se e arsyeshme dhe e domosdoshme në zbatimin me sukses të procedurës penale – hetimore. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.