19-04-2024

Në Zym të Hasit arrestohet një person për tentim vrasje

Një person nga Zymi i Hasit i cili ishte në kërkim policor është arrestuar për një rast të vrasjes në tentativë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa akuza ndaj tij ka të bëjë me një rast të ndodhur më 27.07.2018.

Policia nuk ka dhënë hollësi rreth identitetit të të arrestuarit e as për çfarë rasti konkret bëhet fjalë.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari  pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.